Aktualitet

Të hënën përpara KPK-së anëtari i fundit i Gjykatës së Lartë, Medi Bici

Medi Bici është anëtari i fundit i Gjykatës së Lartë që përballet me procesin e Vettingut. Ai është gjithashtu pjesë e listës prioritare për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Seanca dëgjimore me gjyqtarin Bici do të zhvillohet të hënën. Trupi gjykues administrativ drejtohet nga Xhensila Pine dhe anëtaret Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.