Aktualitet

Të kërkuar për grup kriminal e pengmarrje, 2 të ekstraduar nga Gjermania dhe Italia!

Kapja dhe ekstradimi i personave në kërkim, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u kap në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri një 21-vjeçar, i kërkuar për veprimtari në formën e grupit të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të kanabisit. Gjykata e Posaçme i ka caktuar “Arrest në burg”. Po në kuadër të këtij operacioni, në Itali u kap dhe u ekstradua në vendin tonë një 35-vjeçar, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Interpol Tirana

Vijojnë operacionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, kapet në Gjermani dhe ekstradohet në Shqipëri 21-vjeçari i kërkuar për veprimtari në formën e grupit të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të kanabisit.

Po në kuadër të operacionit “The Wanted”, në Itali është kapur dhe është ekstraduar në Shqipëri 35-vjeçari nga Korça, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi, në Gjermani dhe Itali janë kapur dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë dy shtetas, konkretisht:

✅Nga Gjermania është ekstraduar shtetasi D.L., 21 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin D.L., për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

✅Ndërkohë, në Itali, u bë e mundur arrestimi në Milano, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Korçë. Në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. 35-vjeçari, në qershor 2024, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka mbajtur pa dëshirën e tij, me forcë, brenda një automjeti, duke e dhunuar rëndë shtetasin K.V.

Vijon bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.