Rajoni

Të premten Greqia voton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Pas tre ditësh, pritet që Parlamenti Grek të votojë Protokollin për Anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Fillimisht, dokumenti do t’i dorëzohet Komisionit Parlamentar për Çështjet Kombëtare të Mbrojtjes së Jashtme dhe më pas i kalohet seancës për votim. Për miratimin e Protokollit nevojiten 151 vota, ndërsa nuk priten surpriza.