I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë eksperti i IT-së, Ardit Gavani. Ai ka diskutuar më shumë mbi varësinë ndaj ChatGPT. Cilat janë rreziqet që vijnë realisht nga AI?
Më mirë të shkosh tek psikologu apo të pyesësh ChatGPT?
ChatGPT 4.5 që është sot, sepse Sam Altman pritet që brenda disa muajash të nxjerrë versionin 5 në verë, versioni 5 thihet që do të ketë një memorie pak më të gjatë, mund të memorizojë pak më shumë. Por prapë nuk e zëvendëson psikologun, sepse limiti se sa ai mund të memorizojë për ty nuk është i pafundëm. Elementet në një këshillë psikologjike, financiare, përveç aspektit historik janë dhe aspektet vizuale, për shembull një psikolog të shikon në sy, të shikon mimikat, të shikon stresin, ndërsa ChatGPT nuk mund ta bëjë, bazohet vetëm në tekstin që kanë tani në internet dhe thjesht e përpunojnë. Nëse ti je person shumë i mbyllur dhe i vetmuar dhe lë takim me një psikolog dhe ke bezdi të shkosh, fakti që do detyrohesh të shkosh, të ndihmon të dalësh nga situata. Njeriu ka nevojë për marrëdhënie njerëzore, për socializim, nuk ka nevojë për kompjutera. kompjuterat janë thjesht mjete