Aktualitet

Teatri kthehet në Kuvend, të hënën diskutohet dekreti i presidentit Meta

Debati për Teatrin e ri Kombëtar do të rikthehet sërish të hënën në parlament. Në programin tre javor të punimeve, parashikohet diskutimi i dekretit të presidentit Meta, i cili kërkon rishikimin e ligjit që hap negociatat për shembjen e Teatrit. Ditën e hënë, Kuvendi do të nisë sesionin e dytë të punimeve, ku parashikohet shqyrtimi i 33 projektligjeve në tre javët e para.