Bota

Teherani paralajmëron SHBA-në: Shtatë milionë iranianë po ju presin, të gatshëm dhe të armatosur!

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijojnë të rriten, ndërsa nga Teherani kanë ardhur deklarata të forta paralajmëruese në rast të një ndërhyrjeje ushtarake tokësore.

Kryetari i parlamentit iranian deklaroi këtë të enjte se vendi është i përgatitur për t’iu përgjigjur çdo skenari të mundshëm, duke theksuar se miliona qytetarë janë të gatshëm të marrin pjesë në mbrojtjen e territorit.

Sipas tij, rreth 7 milionë iranianë janë të gatshëm të luftojnë në rast të një pushtimi tokësor nga SHBA, një deklaratë që shihet si sinjal i qartë i vendosmërisë së Republikës Islamike për të reaguar ndaj çdo ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë ushtarake.

Këto komente vijnë në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara dhe retorika politike është përshkallëzuar ndjeshëm. Autoritetet iraniane kanë përsëritur se çdo veprim ushtarak ndaj vendit do të përballet me një përgjigje të fortë dhe të menjëhershme.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara janë afër “përfundimit të punës” në Iran, por ka paralajmëruar se ushtria amerikane do të vazhdojë ta godasë vendin e Lindjes së Mesme “jashtëzakonisht fuqishëm” edhe për “dy deri në tre javë” të tjera.

Në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit nga nisja e luftës, Trump u shpreh se SHBA-të janë afër “arritjes së synimeve” pas “fitoreve të shpejta, vendimtare dhe dërrmuese në fushëbetejë; fitore që pak njerëz i kanë parë ndonjëherë”.

Trump përshkroi ato që tha se ishin fitore të mëdha në fushëbetejë, duke pretenduar se kapacitetet ushtarake të Iranit janë dobësuar rëndë.

“Marina e Iranit nuk ekziston më. Forcat e tyre ajrore janë në rrënoja. Figura të udhëheqjes iraniane “janë të vdekura” dhe strukturat e komandës po shkatërrohen teksa ne po flasim”.

Ai shtoi se kapacitetet raketore dhe të dronëve të Iranit janë “kufizuar drastikisht” dhe se infrastruktura e armëve po shkatërrohet.