Celebrities Gossip Showbiz

Telefonata e Ilnisës me të bijën i përlot të gjithë: Jam e lumtur që po shoh mamin tim kaq të fortë…

Në ‘prime-n’ e sotëm, Vëllai i Madh ka surprizuar Ledjonën dhe Ilnisën duke iu dhënë mundësinë që meqënse janë nëna, të komunikojnë me të bijat. Në krahun tjetër të telefonit ishin Miki dhe Anais që prisnin t’u dëgjonin zërin secila nënës së saj, që prej 23 ditësh ndodhet e izoluar në Shtëpinë më të famshme, Big Brother VIP3.

Por, vetëm njëra prej tyre do të mund ta realizonte telefonatën, ajo që kishte grumbulluar më shumë vota pro nga shtëpia. Ledjona fitoi mbështetjen e banorëve, por u tërhoq në moment të fundit. Pas dhënies së aprovimit edhe nga Vëllai i Madh, Ilnisa tepër e emocionuar ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me të bijën.

Anais: Mami më ka marrë shumë malli. Të lutem mos qaj. Më ka marrë shumë malli. Më mungon të fle dhe të zgjohem me ty. Me shkollën jam shumë mirë dhe po mësoj denjësisht. Të shohim të gjithë. Jam e lumtur që po shoh mamin tim kaq të fortë dhe mezi po pres të bësh më të mirën tënde. Mamin që shkruan, mamin gazetare, mamin artiste, mamin që unë kam. Të dua shumë mami. Mami të dua shumë…