Temperaturat e larta në Japoni kapin rekord të ri, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 40. Sot termometri shënon 41.1 gradë Celsius në Kumagaja, pranë kryeqytetit Tokio, duke thyer rekordin e mëparshëm kombëtar prej 41 gradësh, në vitin 2013. Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave iu bën thirrje njerëzve të qëndrojnë në hapësira me ajër të kondicionuar, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të pushojnë sa më tepër.