Bota

Temperaturat e larta mbërthejnë Britaninë

Për pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe, temperaturat e larta mbi mesataren e zakonshme të sezonit nuk raportohen prej 42 vitesh. Referuar një  studimi, mendohet se situata e jashtëzakonshme e këtyre javëve mund të përfshijë shumicën e vendit nga 2040-ta, për shkak të ndryshimit të klimës globale. Nuk përjashtohet mundësia që deri në 2050-ën,  fenomeni të provokojë deri në 7 mijë viktima në vit, nëse Britania nuk merr masa për uljen e dioksidit të karbonit.