Pas tensioneve të vazhdueshme në Kuvend, është shtyrë për pasdite seanca plenare. Punimet do të rinisin në orën 18:00. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi vendosi shtyrjen e seancës pasi deputeti demokrat Endri Hasa nuk pranoi të dalë nga salla. Ai u përjashtua me 10 ditë nga Byroja parlamentare si masë disiplinore pasi qëlloi me vezë në foltore, Kryeministrin Rama. Sot në Kuvend është parashikuar të diskutohet dekreti i Presidentit të Republikës për Buxhetin 2019.