Aktualitet

Tensione te ‘Politekniku’/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit, studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën

Dita e 30-të e protestës është shoqëruar me tensione.

Një grup protestuesish u larguan nga sheshi para Kryeministrisë, për t’u futur brenda Universitetit Politeknik.

Tensionet erdhën pasi pak minuta më parë studentët në katin e sipërm të këtij universiteti shpalosën një banderolë ku shkruhej: Ju erdhi fundi.

Më pas, sipas tyre ka ndërhyrë policia duke ua rrëzua banderolën.

Një pjesë e protestuesve që ishin në sheshin para Kryeministrisë u zhvendosën drejt universitetit, duke u ngjitur në katet e mësipërme ku ishin edhe studndët e tjerë.

Tensionet kanë përshkallëzuar ndërsa një pjesë e protestuesve u zhvendosën nga sheshi para Kryeministrisë te Universiteti Politeknik.

Protestuesit dhe rojet e universitetit janë përplasur fizikisht, ndërsa studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën.