Aktualitet Rajoni

Tërmet i fuqishëm 5.3 ballë godet Greqinë, epiqendra në Selanik

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter goditi sot në mesditë rajonin e Athosit, duke u ndjerë fort edhe në qytetin e Selanikut.

Epiqendra ishte në det, vetëm 9 km në perëndim-veriperëndim të Karive, me një thellësi prej 12.5 km, raportojnë mediat greke.

LEXO EDHE: Tërmeti me magnitudë 5.8 në Greqi, por me pasoja në Turqi me 1 viktimë e 69 të plagosur nga paniku!

Pesë minuta pas tërmetit kryesor, në të njëjtën zonë u regjistrua një tjetër lëkundje me magnitudë 3.8 ballë.

Katër ditë më parë, një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter u regjistrua më 02:17 minuta pas mesnate me orën lokale, në zonën detare midis Rodosit në Greqi e Turqisë.  Sipas mediave greke, lëkundjet ishin shumë të forta. Banorët dhe turistët e ishullit dolën me shpejtësi nga hotelet dhe banesat ku po qëndronin.

LEXO EDHE: Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as pas 28 tentativash!

Ndërsa vendi fqinj nuk raportoi të lënduar apo viktima, në Turqi një  vajzë 14 vjeçe ndërroi jetë si pasojë e një ataku paniku gjatë tërmetit. Gjithashtu, 69 persona mbetën të plagosur, të hedhur nga lartësitë për shkak të frikës.

Kryesisht, lëkundjet u ndjenë në Mugla, Izmir, Antalia, Aydın, Denizli e Manisa.