Bota

Tërmet në Indonezi, të paktën 10 viktima

Tërmet në Indonezi, 10 viktima e 40 të plagosur. Lëkundja me magnitudë 6.4 e shkallës Rihter u regjistrua në ishullin Lombok. Ajo zgjati rreth 10 sekonda dhe dëmtoi dhjetra ndërtesa. Ashtu si Bali, edhe Lomboku njihet për bukurinë e maleve të tij, si dhe për plazhet e pastra. Hotelet e godinat e tjera të ndërtuara aty, nuk janë lejuar të kalojnë lartësinë e palmave të kokosit.