Aktualitet

Tërmet në Korçë, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra!

Disa lëkundje sizmike, ku më e forta ishte me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, mësohet se epiqendra sipas të dhënave ka qenë në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë.

Deri më tani fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale.

Kujtojmë se Shqipëria apo edhe fqinji ynë, Greqia, janë prekur shpesh nga tërmetet, pasi Ballkani kondiserohet si një rajon me aktivitet të lartë sizmik.

LEXO EDHE: Goditet me grusht gazetari gjatë protestës në Vlorë, zbardhen detajet!

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Gjatë mbrëmjes së sotme, 04.02.2026, ora 19:50, janë regjistruar disa lëkundje sizmike në qarkun Korçë, me epiqendër në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave.

Magnituda maksimale: 4.1 Thellësia: 5–15 km

Deri në këto momente nuk raportohet për dëme.

Situata po monitorohet dhe çdo informacion i ri do të përcillet në vijim.

LEXO EDHE: Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në Kardiologji, mjekët: Gjendja paraqitet e qëndrueshme!