Aktualitet

Tërmete të fuqishme me magnitudë 6.7 dhe 7.4 ballë godasin Lindjen e Largët Ruse!

Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 6.7 dhe 7.4 ballë të shkallës Rihter, u regjistruan sot në afërsi të brigjeve të Kamçatkës, në Lindjen e Largët Ruse, duke shkaktuar lëshimin e një paralajmërimi për cunami, sipas Institutit Amerikan të Gjeofizikës (USGS).

Epiqendra e tërmeteve ndodhej në Oqeanin Paqësor, rreth 130 deri në 144 kilometra larg qytetit rus Petropavllovsk-Kamçatski, që është edhe kryeqyteti i rajonit të Kamçatkës, bëri të ditur USGS.

Gadishulli i Kamçatkës, ku takohen dy pllaka tektonike, është një nga zonat më aktive përsa i përket tërmeteve në mbarë botën.

Që nga viti 1900, përgjatë këtij gadishulli janë regjistruar shtatë tërmete shumë të fuqishme, me magnitudë 8.3 ballë ose më të lartë.