Sulm me armë zjarri në një shkollë në Graz të Austrisë. Raportohet se të paktën tetë persona gjetën vdekjen nga 20 të shtëna dhe shumë të tjerë u plagosën. Mediat austriake po raportojnë se autor është një nxënës. Sipas zëdhënësit të policisë, Fritz Grundnig, personi i dyshuar i dha fund jetës.
Masakra ndodhi në shkollën Dreischuetzengasse ku u zhvillua “një operacion i madh policor”, me pjesëmarrjen edhe të njësisë speciale Eko-Cobra. Ministri i Brendshëm, Gerhard Karner iu drejtua me urgjencë vendngjarjes. Për momentin, informacionet janë kontradiktore dhe pritet të hidhet më shumë dritë në vijim.
