Auto & Moto

Tesla me probleme, tërhiqen 2 modele!

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Rrugët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NHTSA) bëri të ditur se gjiganti amerikan i automjeteve elektrike Tesla ka tërhequr rreth 13 mijë automjete ‘Model 3’ dhe ‘Model Y’ të vitit 2025 për shkak të një problemi me një komponent të paketës së baterisë.

Tesla Inc. po tërheq disa automjete “Model 3” 2025 dhe “Model Y” 2025. Një kontaktor i baterisë mund të dështojë, duke shkaktuar humbje të fuqisë së ngasjes, deklaroi NHTSA-ja.

Ndërkaq, paralajmëroi se defekti në kontaktorin e baterisë dhe humbja e energjisë mund të rrisin rrezikun e një aksidenti. Siç njoftoi administrata, numri i automjeteve të prekura potencialisht nga tërheqja ishte gati 13 mijë.

Më tej, vuri në dukje se Tesla do t’i zëvendësojë kontaktorët pa pagesë dhe se letrat e njoftimit janë planifikuar t’u dërgohen pronarëve të automjeteve më 9 dhjetor.