Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Tesla sapo prezantoi versionet “ekonomike” të Model Y dhe Model 3 — dhe fjala “ekonomike” këtu duket se është përdorur me ndonjë filtër luksi. Çmimet nisin nga $36,990 dhe $39,990, që është fantastike… nëse je një investitor i Silicon Valley, jo një njeri që po kontrollon llogarinë pas pagesës së qirasë.
Elon Musk kishte premtuar një makinë nën 30 mijë dollarë për masat, por përfundimisht u dorëzua dhe tha: “Në vend të një modeli të ri, le t’u heqim pak shkëlqim atyre ekzistuesve.” Pra, në vend të “Tesla e re për të gjithë”, kemi “Tesla e vjetër, por me më pak drita dhe pa ngrohje në sedilje.” Është si të blesh një iPhone “budget” që s’ka kamer telefoto dhe ngjyrë të re – funksionon, por ndihesh sikur po luan versionin demo.
Të dy modelet bëjnë mbi 500 km me një karikim, që është realisht shumë mirë. Por Tesla ka hequr disa gjëra “të vogla”: Autosteer, ngrohjen për sediljet e pasme dhe dritën LED që i jepte makinës ndjesinë “unë jam më i shtrenjtë se ti”. Tani, pasqyrat rregullohen me dorë. Po, me dorë. Nga ti.
Në fund të ditës, është një Tesla që përpiqet të jetë “e lirë”, por për shumicën, mbetet një ëndërr e shtrenjtë. Si të thuash: “Po, mund ta blej… nëse fitoj lotarinë, shes PlayStation-in dhe filloj të eci për në punë për një vit.”