Auto & Moto

Tesla po përgatit një SUV të madh bazuar në Cybertruck!

Shitjet e ‘pick-up’ elektrik Cybertruck janë kaq të dobëta sa po shkaktojnë shqetësim serioz për Tesla-n. Pas entuziazmit fillestar, tregu u ftoh papritmas. ‘Pick-up’ që duket sikur është dizajnuar në një ushtrim të nxënësve më pak të mirë në shkollën e arteve të aplikuara, me shumë mundësi do të kthehet në një SUV. Tesla ka publikuar një video që tregon se si formojnë modelet prej balte të automjeteve. Por, filmi zbulon diçka tjetër. Duket si një publikim i paqëllimshëm, por është shumë larg kësaj.

Në fakt, në qoshen e dhomës ndodhet një model i vogël i Cybertruckut që është përpunuar si një SUV i madh. Automjeti duhet të jetë SUV-ja më e madhe e markës, ajo që në Amerikë e quajnë full size SUV. Në Tesla, gjatë prezantimit të Cybertruck-ut, thanë se nuk do të ketë makina të reja në këtë platformë. Ndërkaq, një Tesla Model S ishte e parkuar për gjashtë muaj pa karikuar dhe kanali në YouTube, Autoalex v2 tregoi se çfarë ndodh kur përpiqeni të ndizni një automjet të tillë. Ashtu si një makinë e rregullt, një makinë elektrike ka dy bateri; një bateri të madhe me tension të lartë që furnizon me energji makinën dhe një bateri më të vogël 12 volt që furnizon me energji sistemin elektrik.

Kompania amerikane Tesla zyrtarisht paraqiti një kërkesë për licencë për furnizimin me energji elektrike në tregun britanik te rregullatori i energjisë Ofgem në fund të muajit të kaluar. Prodhuesi i automjeteve elektrike po përgatitet të furnizojë me energji elektrike shtëpitë dhe bizneset britanike. Nëse kërkesa e tij miratohet, ky veprim mund t’i hapë rrugën për të konkurruar me kompanitë e mëdha që dominojnë tregun britanik të energjisë që në vitin e ardhshëm. Oferta, e raportuar për herë të parë nga Sunday Telegraph, erdhi nga Tesla Energy Ventures dhe u nënshkrua nga Andrew Payne, i cili është përgjegjës për projektet energjetike të kompanisë në Evropë.