Health & Beauty

Testohet ‘rregulli i famshëm i 5 sekondave’, për sa kohë nuk duhet ta konsumosh ushqimin që ka rënë në dysheme?

Të gjithë e kanë dëgjuar rregullin e famshëm të “5 sekondave”’ nëse të bie ushqimi në tokë dhe e merr menjëherë, nuk të bën dëm. Por a është kjo e vërtetë? Një mikrobiolog nga Çikago, Nicholas Aicher, vendosi ta testojë këtë ide në mënyrë shkencore. “Nuk doja gjë tjetër veçse t’u tregoja njerëzve për gjithë ato ndotje të vogla që nuk i mendojmë çdo ditë”-tha Aicher. Ai ka mbi 450,000 ndjekës në TikTok, ku bën eksperimente për të treguar sa të ndotura janë gjërat që përdorim çdo ditë.

Ai i vendosi në tokë për periudha të ndryshme kohore, nga zero, pesë sekonda deri në një minutë dhe më pas i analizoi për baktere. Rezultatet treguan se çdo mostër kishte rritje bakteriale, madje edhe ajo që qëndroi në tokë për zero sekonda. “Duket se edhe 0 sekonda janë shumë”-tha ai, duke treguar një pjatë të mbushur me pika bakteriale. Në fakt, mostra e 5 sekondave kishte pothuajse njësoj shumë baktere sa ajo e 1 minutës, duke treguar se “rregulli” nuk funksionon.

Mostrat e tjera kishin edhe më shumë ndotje, sidomos ato që qëndruan për 20–30 sekonda.  Aicher shtoi: “Qoftë 5 sekonda apo 60, ushqimi gjithsesi do të jetë i ndotur”. Një studim i ri i zhvilluar në tetë vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në, sugjeron se njerëzit që konsumojnë shumë ushqime ultra-të përpunuara mund të jenë më të rrezikuar për të vdekur herët. Në këtë kategori hyjnë produkte si mishrat e përpunuar, sallamë, hot-dogë, biskotat, pijet e gazuara, akulloret dhe disa drithëra mëngjesi.

Ushqimet e përpunuara zakonisht përmbajnë më shumë se pesë përbërës, përfshirë aditivë, ëmbëlsues dhe kimikate që nuk përdoren zakonisht në gatimet shtëpiake. Studiuesit vlerësuan se në SHBA dhe Britani, ku ushqimet e përpunuara përbëjnë më shumë se gjysmën e kalorive ditore, rreth 14% e vdekjeve të hershme mund të lidhen me këto ushqime. Ndërsa në vende si Brazili dhe Kolumbia, ku konsumi i tyre është më i ulët, kjo përqindje është rreth 4%.