Duke i cilësuar si lajme të rreme, Presidenti Hashim Thaçi hedh poshtë zërat se me Serbinë do të diskutohet për ndarjen e Kosovës. Në një konferencë shtypi, Thaçi tha se “Në dialogun me Beogradin në Bruksel, nuk do të ketë forcë që ta detyrojë palën kosovare të flasë për ndarjen e vendit”. Gjithashtu, Thaçi deklaroi se “Marrëveshja finale, nënkupton njohje reciproke”.