Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kthyer letrën Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Me anë të kësaj letre Thaçi është zotuar se do të punojë për marrëveshjen historike me Serbinë. Në letrën e bërë publike nga vetë presidenti Thaçi, thotë “se do ta kryejë pjesën e tij të punës dhe do të apelojë tek qytetarët që të ndjekin thirrjen e bërë nga presidenti Trump për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.