Aktualitet

“The Irish Times”: Tirana, një prej destinacioneve turistike për vitin 2020!

Ndërkaq Tirana është përzgjedhur nga “The Irish Times” si një prej 20 destinacioneve turistike për vitin 2020. Ndonëse vë në dukje se mbërritja në Tiranë nuk është e lehtë, për shkak se mungon linja ajrore, gjithsesi, media irlandeze thekson se Tirana është një prej qyteteve më interesante në Evropë. Godinat shumëngjyrëshe apo Piramida janë disa prej veçorive që ofron Tirana për turistët e huaj.