Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane ka hyrë në ditën e 28 dhe është e paqartë nëse po shkon drejt fundit. Situata e bllokuar po karakterizohet nga konfrontime politike si manovra e re e Presidentit Trump për të detyruar Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi të anulonte një udhëtim jashtë vendit. Mbyllja e pjesshme e qeverisë federale erdhi pas konfrontimeve midis demokratëve dhe republikanëve rreth financimit të murit përgjatë kufirit me Meksikën.