Celebrities

“Thoja vetëm ‘po’…”/ Lindsay Lohan zbulon çfarë duhej të kishte bërë ndryshe në karrierën e saj!

Aktorja Lindsay Lohan, tani 39 vjeçe, ka reflektuar për gabimet e së kaluarës së saj në Hollywood, pas një rikthimi të suksesshëm në karrierë me vazhdimin e filmit “Freaky Friday”. Lohan u bë e famshme me role në filma si “Freaky Friday” (2003) dhe “Mean Girls”, por më pas përjetoi vite të vështira të shoqëruara me probleme ligjore, arrestime për ngarje të makinës në gjendje të dehur, vjedhje dhe posedim droge, si dhe disa qëndrime në qendra rehabilitimi që e larguan nga skena e filmit.

Në një intervistë për The Sun, ajo u shpreh se nëse do të kishte mundësi të kthehej pas në kohë, do të mësonte të thoshte më shpesh “jo”.

Isha gjithmonë një person që thoshte ‘po’, ndaj askush nuk më pyeste nëse doja të pushoja për pak.

Pas rënies në karrierë, Lohan hapi një klub nate në Athinë në 2016 dhe më pas një resort plazhi në Mykonos. Në vitin 2018, ajo u shpërngul në Dubai për një fillim të ri, ku tha se gëzonte një jetë më të qetë dhe larg thashethemeve të showbiz-it. Ajo është martuar me financierin Bader Shammas dhe vitin e kaluar çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë. Lohan tani duket se është më e qetë dhe e fokusuar në jetën familjare dhe projekte që e përfaqësojnë më mirë.