Gossip Showbiz

Lindsay Lohan zbulon këshillën e paharruar që mori nga Jamie Lee Curtis gjatë xhirimeve të “Freaky Friday”!

Lindsay Lohan ka ndarë këshillën më të vlefshme që ka marrë ndonjëherë në karrierën e saj, të cilën ia dha Jamie Lee Curtis mbi 20 vjet më parë gjatë xhirimeve të filmit kult “Freaky Friday”.

Ajo më tha: ‘Si paraqitesh në xhirime ndikon te i gjithë ekipi. Ti kontrollon energjinë që qarkullon në set, ndaj gjithmonë sill versionin tënd më të mirë’

– tregoi aktorja 39-vjeçare për Page Six, gjatë një shfaqjeje speciale të filmit të ri “Freakier Friday” të hënën mbrëma.

Dy aktoret u bënë të njohura si nënë e bijë në filmin origjinal, i cili u xhirua kur Lohan ishte ende adoleshente. Vazhimi i shumëpritur, që do të shfaqet në kinema më 8 gusht, rikthen skenarin e ndërrimit të trupave, këtë herë me disa ndryshime surprizuese.

Lohan pranoi se rikthimi në set pas më shumë se dy dekadash ishte një përvojë tejet emocionale:

Për mua ishte një moment që mbylli rrethin. Ishte vërtet emocionuese kur u ribashkuam të gjithë për herë të parë.

Aktorja e “Mean Girls”, e cila tani është nënë e një djali dyvjeçar, Luai, nga martesa me Bader Shammas, tha se ky projekt ka një rëndësi të veçantë si në aspektin profesional, ashtu edhe personal.