Lindsay Lohan ka treguar se jeta në Dubai i ka ndryshuar gjithçka, duke i dhënë qetësinë dhe privatësinë që nuk e gjente kurrë në Hollywood.
Në një intervistë për “Live with Kelly and Mark”, aktorja e njohur tha se ndjehet shumë më rehat dhe e sigurt në qytetin e luksit.
Dubai është shumë larg Hollywood-it dhe unë jetoj një jetë krejt normale. Mund të dal të ha me djalin tim pa u shqetësuar se dikush do ta fotografojë. Ndihem shumë e mbrojtur
-tregoi ajo.
Kur prezantuesja Kelly Ripa e pyeti nëse në Dubai nuk ka paparacë, Lohan u përgjigj:
Jo, nuk lejohet. Nuk mund t’i bësh foto askujt nëse nuk merr leje. Ky është një ndryshim i madh krahasuar me këtu.
Aktorja u zhvendos në Dubai në vitin 2014 dhe aty njohu bashkëshortin e saj, Bader Shammas. Ata u martuan në vitin 2022 dhe një vit më vonë u bënë prindër të djalit të tyre, Luai, i cili tani është 2 vjeç.