Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2024 dhe me të ftuar mjaft të veçantë. Një mesazh zanor ka ardhur nga Threex. Ja urimi i tyre për dëgjuesit e Top Albania Radio-s:
Ju urojmë gëzuar festat e fundivitit dhe urojmë që 2025 të jetë një vit i mbarë për ju! Ju duam shumë!