Një debat i fortë ka trazuar sërish shtëpinë e Big Brother VIP, këtë herë mes Juelës dhe Shëndritit, me tone tepër të ashpra dhe akuza të rënda.
Gjithçka nisi pasi Shëndriti e akuzoi Juelën se nuk reagoi kur Rogerti i bëri një pyetje të papërshtatshme një vajze tjetër brenda shtëpisë. Juela u mbrojt duke thënë se ata nuk kishin reaguar as kur Greta ishte pështyrë, e as kur ishin përdorur ofendime të rënda.
Ju jeni niveli më i ndyrë që nuk keni reaguar as për një pështymë dhe as për ofendimet e prekura deri në kockë. Edhe reagoni për Selin
-u shpreh ajo.
Debati u tensionua edhe më shumë kur Shëndriti iu kthye me fjalë të forta:
Ti meriton me të pështyrë në fytyrë
-duke shtuar se karakteri i saj ishte i prishur dhe se duhej të shkonte t’i kërkonte llogari Rogertit për pyetjen e bërë.
Juela refuzoi kategorikisht:
Nuk ta jap atë kënaqësi. Turp t’iu vijë ju. Nuk keni guxim, merresh me Juelën sepse është më e fortë me u cenuar tani
Ajo shtoi se është ndjerë e poshtëruar publikisht nga fjalët e përdorura dhe ngriti sërish çështjen e ofendimeve të rënda ndaj një femre, duke përmendur termin “prostitutë”. Shëndriti e mohoi që një gjë e tillë të ishte thënë.
Përplasja ka ndezur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit po diskutojnë për kufijtë e debatit, gjuhën e përdorur dhe tensionet e vazhdueshme mes banorëve brenda shtëpisë më të famshme në vend.