Live From Tirana

TikTok-erja e famshme ka një mesazh për rininë shqiptare…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë TikTok-erja e njohur shkodrane Diela Anna Preka. Ajo ka rrëfyer më shumë si nisi dëshira e saj për të postuar në rrjete sociale, ku frymëzohet për videot e saj, por dhe shumë të tjera…

Çfarë mesazhi mund t’i jepje publikut? Pse duhet ta shijojmë jetën siç e shijon ti?

Në radhë të parë jeta është shumë e shkurtër, por është edhe e gjatë, se ne mendojmë që është e shkurtër. Duhet të shijojmë çdo moment sikur është fundi. Duke shijuar çdo moment, i japim kënaqësi edhe të tjerëve. Dhe unë them; hapuni sepse gjithçka vjen vetvetiu. Dhe i bëj thirrje të gjithëve, sidomos të rinjve, që të jenë sa më shumë realë dhe korrektë.