E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë TikTok-erja e njohur shkodrane Diela Anna Preka. Ajo ka rrëfyer më shumë si nisi dëshira e saj për të postuar në rrjete sociale, ku frymëzohet për videot e saj, por dhe shumë të tjera…
Çfarë të shtyu të bësh videot e tua tashmë virale në TikTok?
Unë e shoh TikTok që nxjerrin gjëra të ndryshme. Kurse unë thashë që pse të mos e bëj një provë, që TikTok-u të ketë diçka edhe më serioze. Dhe kur bën një reklamë për biznesin tënd, e bën me shpirt. Unë jam dhe tip pak lozonjar, kam qejf të qesh, të kërcej, të flas. Kjo pjesë më shtyu. Videoja e parë mori shumë shikime dhe u habita. Se aty në TikTok dalin gjëra të ndryshme. Pastaj një ditë, duke hyrë tek zyra, ishte bërë gati një prej vajzave dhe doli krejt spontane. Dikush komentonte mirë, dikush keq, por jo ndonjë gjë shumë të keqe. Dhe më pëlqeu dhe tani çdo mëngjes pij kafen dhe i them atyre vajzave që të më bëjnë një video. Videoja e parë ishte për punën, për paketat turistike.