E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë TikTok-erja e njohur shkodrane Diela Anna Preka. Ajo ka rrëfyer më shumë si nisi dëshira e saj për të postuar në rrjete sociale, ku frymëzohet për videot e saj, por dhe shumë të tjera…
Ronaldo: A të shtohet dëshira për të qenë pjesë e televizionit, jo si biznesmene por si pjesëmarrëse për shembull në “Big Brother VIP”?
Diela: Jo, nuk më pëlqen. Sepse aty duhet të ndyshoj komplet tipin tim.
Ronaldo: Unë mendoj se ti do të ishe shumë interesante aty, një zonjë e bukur, gjyshe, me humor, shkodrane… Dhe shkodranët në BBV në përgjithësi kanë qenë të suksesshëm…
Diela: S’e di, do ta mendoj…