Aktualitet

Tirana zyrtare: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindjes së Mesme, deri në një njoftim të dytë.

Sipas këtij dikasteri, situata në këtë rajon vijon të mbetet e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme.

Tirana zyrtare thotë se po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim në situatë.