Kapet autori i dyshuar i vënies së tritolit në banesën e një të dënuari për vrasje në Bathore. Për shpërthimin e tre ditëve më parë në shtëpinë e Gazmir Dacit, Policia ndaloi shtetasin Vilson Brahaj 23-vjeç, me precedent penalë për vjedhje. Dyshohet se kundrejt pagesës, ai ka vendosur sasinë prej 500 gramësh lëndë plasëse në banesën e familjes Daci. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.