Aktualitet

Tiranë, bien në pranga dy persona, një tjetër në kërkim

Në Tiranë, dy persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim me akuzën e shitjes së drogave të forta në disa zona të kryeqytetit. Në pranga ranë shtetasit Luan Çela e Romeo Ramadani, të cilëve iu kapën 2.5 kilogramë heroinë, e gatshme për t’u shitur. Krahas lëndës narkotike, blutë sekuestruan dy armë e 61 fishekë, 45 prej të cilëve manovre, si dhe një palë dylbi.