Policia e Tiranës finalizoi një operacion kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke goditur dy raste të shitjes së kokainës dhe cannabisit.
Në kuadër të operacionit “Different”, u arrestuan shtetasit B.Rr., 22 vjeç dhe R. N., 27, pasi në rrugën “Jordan Misja” u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike gati për shitje. Sasitë ishin fshehur me qëllim shmangien e kontrollit policor.
Po ashtu, u arrestua shtetasi B.K., 49 vjeç, ndërsa u proceduan penalisht djali i tij, B.K., 18 vjeç dhe shtetasi K.Ç. Gjatë kontrollit në lokalin e 49-vjeçarit e gjatë kontrollit fizik, policia gjeti sasi cannabisi e kokaine, që dyshohet se ishin të destinuara për shitje.
Shtetasit e proceduar u kapën me lëndë narkotike dhe objekte të ndaluara. Në automjetin e K.Ç., të parkuar pranë lokalit, u gjet një tabelë policie.
Disa nga rastet e fshehjes së lëndës narkotike ishin edhe në tullat e mureve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.