Aktualitet

Shpërthim në një piceri në Tiranë, raportohet për të plagosur!

Një shpërthim bombole gazi, fatmirësisht pa pasoja për jetën u regjistrua sot rreth orës 11:20, në një piceri, te kompleksi “Delijorgji”, në kryeqytet, pranë ish-Parkut të Autobusëve. Si pasojë e shpërthimit të lënduar mbetën pronari, 40 vjeç dhe punonjësi i tij 28-vjeçar. Ata u dërguan në spital për trajtim të specializuar.

Sipas të dhënave paraprake bëhet me dije se bombola ka pasur rrjedhje teksa ishte duke u instaluar nga 40-vjeçari, në picerinë (e cila është në proces hapjeje).

Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, njoftoi policia.

Shpërthimi ka qenë tejet i fuqishëm, duke dëmtuar të gjithë fasadën e jashtme të subjektit, si edhe një pjesë të asaj të një biznesi aty pranë. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.