Aktualitet

Zjarr në një market në Durrës, shkak mbingarkesa elektrike!

Një market në Durrës u përfshi nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga të dhënat e para rezulton se ka qenë një prizë e mbingarkuar me prizat e frigoriferëve që ka bërë masë duke shkaktuar dhe zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe raportohet se në market është djegur gjithçka.

Paraprakisht, mësohet se zjarri ra rreth orës 04:00 të mëngjesit siç bëjnë me dije burime nga Reparti i Zjarrfikëseve të Durrësit. Për fat të mirë, flakët nuk u përhapën gjerësisht dhe pasi u lokalizuan, u shuan nga zjarrfikësit. Grupi ekspertëve do të bëjë hetimin e ngjarjes.