Një avion i vogël “Cessna 310R” u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Boca Raton në Florida , sipas autoriteteve lokale.
Në bordin e avionit ndodheshin tre persona të cilët kanë humbur jetën.
Raportet tregojnë se piloti kishte raportuar probleme me timonin dhe po rrotullohej për disa minuta para rrëzimit.
Shefi i Zjarrfikësve Michael LaSalle tha se avioni pësoi një problem mekanik.
Administrata Federale e Aviacionit tha se avioni u rrëzua në orën 10:20 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa destinacioni i tij avionit mësohet se ishte Aeroporti Ndërkombëtar Tallahassee.
Kujtojmë se një ditë më parë SHBA u trondit nga një tjetër tragjedi ajrore.
Një familje prej pesë turistësh spanjollë, përfshirë tre fëmijë, humbën jetën pasi helikopteri që po i transportonte ata u rrëzua në Hudson në Nju Jork.
Bashkë me 5 anëtarët e familjes humbu jetën edhe piloti i helikopterit.