Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka urdhëruar të hetohen plotësisht shkaqet e e zjarreve vdekjeprurëse të fillimjavës në periferi të Athinës. Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i qeverisë, në një intervistë për mediat vendase. Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes Qytetare, Nikos Toskas theksoi se ekzistojnë prova serioze për zjarrvënie të organizuar. Toskas iu referuar të dhënave nga shërbimet satelitore greke dhe amerikane. Sipas tij, zjarrvënia e qëllimshme dhe e planifikuar hollësisht, bashkë me kushtet ekstreme të motit shkaktuan tragjedinë.