Auto & Moto

Toyota prezanton Corolla Cross-in e ri!

Toyota Corolla Cross po del në tregun evropian me një dizajn modern të përshtatur posaçërisht për blerësit evropianë. Ky SUV vazhdon trashëgiminë e pasur të Corollës, makinës më të shitur në histori me mbi 55 milionë njësi të shitura që nga viti 1966. Corolla Cross e re dallohet përmes dizajnit të jashtëm, teknologjinë e re adaptuese të dritave të gjata LED dhe dritat e pasme të ridizajnuara. Brendësia sjell përmirësime praktike, hapësirë shtesë për vendosje sendesh dhe teknologjinë më të fundit të karikimit pa tel.

Sistemi multimedial Toyota Smart Connect me ekran HD 10,5 inç vjen si standard, ashtu si edhe paneli digjital i instrumenteve me madhësi 12,3 inç në shumicën e tregjeve evropiane. Corolla Cross ofrohet në dy versione hibride; Hybrid 140 dhe Hybrid 200 më i fuqishëm. Për drejtuesit që kërkojnë siguri shtesë gjatë kushteve dimërore, është i disponueshëm sistemi inteligjent me tërheqje në të katër rrotat (AWD-i) me modalitetin e ri Snow Extra, i cili përmirëson ndjeshëm stabilitetin në rrugët e mbuluara me borë.

Një risi e veçantë është prezantimi i paketës GR SPORT, që sjell një pamje më sportive dhe një përvojë më dinamike në drejtim. Ajo përfshin rrota të zeza 19-inç, kombinim ekskluziv me dy ngjyra Storm Grey dhe detaje sportive në brendësi. Siguria garantohet përmes sistemit të avancuar Toyota T-Mate, që kombinon gjeneratën e tretë të Toyota Safety Sense me sisteme shtesë ndihmëse për drejtim dhe parkim, si dhe me mundësi për përditësime pa tel. Corolla Cross e re pritet të mbërrijë në sallonet evropiane gjatë kësaj vere, ndërsa versioni GR SPORT do të jetë i disponueshëm nga vjeshta.