Një nga çiftet më të adhuruar në rrjetet sociale, “The Wizard Liz” dhe YouTuberi Landon Nickerson, kanë tronditur ndjekësit me ndarjen e papritur të tyre – dhe arsyet janë të dhimbshme.
Liz, e njohur për mesazhet motivuese dhe fuqizimin e grave, zbuloi se ishte tradhtuar nga i fejuari i saj, në një kohë kur është katër muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.
Në një seri postimesh në Instagram, ajo foli hapur për zhgënjimin dhe dhimbjen, por edhe për forcën që po gjen për të vazhduar përpara.
Kam kaluar më të vështira. Kjo nuk do të më thyejë
-shkroi ajo. Liz tregoi se intuita i kishte sinjalizuar më herët diçka, por e kishte injoruar – dhe sot po përballet me të vërtetën.
Sipas saj, Landon kishte krijuar një llogari të fshehtë në Snapchat për të kontaktuar një vajzë tjetër, vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga një vizitë në Londër, ku kishin kaluar kohë së bashku dhe ai i kishte bërë premtime për të ardhmen. Ishte vetë vajza tjetër që kontaktoi mikeshën e Liz dhe i dërgoi provat.
Ai e quajti marrëdhënien tonë ‘të rreme’, ndërsa unë jam shtatzënë dhe të gjitha gjërat e mia janë ende në shtëpinë tonë. Ende nuk mund ta besoj që e injorova intuitën time, ëndrrat, shenjat… Ai më quajti të çmendur.
Ndër të tjera, Liz shtoi me vendosmëri:
Burrat që nuk kontrollojnë dëshirat e tyre, nuk mund të udhëheqin as veten, jo më botën.
Ajo deklaroi se do të shesë unazën e fejesës, e vlerësuar rreth 100 mijë dollarë, dhe paratë do t’i dhurojë për nënat beqare – një gjest simbolik për t’u dhënë fuqi grave që rrisin fëmijë të vetme.
Pavarësisht dhimbjes dhe tronditjes, Liz u kërkoi ndjekësve të mos shpërndajnë urrejtje ndaj Landon.
Ndonëse më lëndoi, ende ndjej njëfarë përgjegjësie emocionale për të. Por duhet të zgjedh veten
Në reagimin e tij, Landon pranoi fajin, por përpiqej të minimizonte situatën, duke e cilësuar si “5–10 minuta mesazhesh me një vajzë tjetër”.
E pranoj se gabova, por njerëzit bëjnë gabime
Deklarata e tij ngjalli reagime të forta nga ndjekësit, të cilët e konsideruan si një përpjekje për të relativizuar tradhtinë në një moment kritik për partneren e tij.
Historia e Liz dhe Landon, që dikur frymëzonte miliona ndjekës me mesazhe dashurie dhe përkushtimi, sot është kthyer në një kujtesë të hidhur për realitetin pas fasadës së rrjeteve sociale.
Por në fund, mes dhimbjes dhe zhgënjimit, Liz po jep një mesazh të fuqishëm: Nuk ka asgjë më të fortë se një grua që zgjedh veten – edhe në mes të një zemre të thyer.