Aktualitet

Trafik i rënduar në fundjavë

Ndërsa fundjavat gjatë sezonit veror shoqërohen me trafik të rënduar pasi të shumtë janë ata që i drejtohen plazheve, Top Albania Radio ju mban të informuar për situatën e trafikut. Sipas Policisë Rrugore, dalja nga Tirana, paraqitet mjaft e ngarkuar, sidomos në pjesën e segmentit Vorë-Mbikalimi i Maminasit, si dhe nga Mbikalimi drejt Gjirit të Lalzit. Në të gjitha pikat nevralgjike ka patrulla të përforcuara të Policisë për të menaxhuar gjendjen.  Gjithashtu, ngarkesa raportohen në pjesë të tjera të akseve në Shkodër, Fier, Vlorë e Sarandë, por janë të përballueshme. Për drejtuesit e automjeteve nga Tirana, me destinacion Jugun e Shqipërisë, alternativë e mirë udhëtimi mbetet kalimi nga Elbasani, Peqini drejt Rrogozhinës dhe më tej në Jug.