Sa i përket situatës më të fundit të trafikut në vend, Policia Rrugore njofton se segmenti Mbikalimi i Milotit-Kryqëzimi i Shënkollit ka një ngarkesë tepër të lartë. Po në veri, trafik ka dhe segmenti Ura e Bunës-Murriqan. Efektivët e Rrugores këshillojnë drejtuesit e automjeteve të qëndrojnë në kolonë e të shmangin parakalimet.