Aksident ajror me viktima në Kazakistan. Një avion pasagjerësh i Azerbajxhanit, me mbi 70 persona në bord, u rrëzua pranë qytetit Aktau. Mjeti fluturues ishte nisur nga kryeqyteti azer Baku për në Grozni të Çeçenisë. Sipas autoriteteve, 25 persona kanë mbijetuar në avionin e pasagjerëve të kompanisë “Azerbaijan Airlines” (AZAL).
Ministria kazake e Emergjencave bëri të ditur se në avionin e rrëzuar ndodheshin 67 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 5 anëtarësh. Referuar burimeve zyrtare 25 nga 72 personat në avion kanë mbijetuar e 22 prej tyre janë shtruar në spital për shkak të dëmtimeve të marra.
Avioni goditi një tufë zogjsh
Mësohet se avioni i AZAL-it, i cili po fluturonte në linjën Baku-Grozny, ka goditur një tufë zogjsh. Siç raportohet, ishte devijuar në qytetin Makhachkala në rajonin e Dagestanit të Rusisë për shkak të mjegullës dhe kjo ndodhi përpara se të rrëzohej. Më herët, para se shifra të përditësohej në 25, ministrja e Shëndetësisë e Kazakistanit, Akmaral Alnazarova u shpreh se gjashtë persona i kanë mbijetuar rrëzimit të avionit dhe se gjendja e tyre ishte e rëndë.