Rajoni

Tragjedia në Greqi, shtohet bilanci i viktimave

Vazhdon të rëndohet bilanci i viktimave të zjarreve të fillimjavës në periferi të Athinës. Autoritetet greke njoftojnë për 88 persona që kanë humbur jetën, ndërsa paralelisht vijohet me procesin e identifikimit. Mes emigrantëve shqiptarë, zyrtarisht konfirmohet vdekja e shtetasit Viktor Ceko nga Vlora. 59-vjeçari ndërroi jetë në spital duke mos i mbijetuar plagëve të shumta nga djegiet.