Aktualitet Rajoni

Tragjedia në Koçan/ Ministri i Brendshëm i RMV: Licenca e klubit është përfituar nëpërmjet korrupsionit, kemi arrestuar një ish zyrtar të ministrisë të Ekonomisë

Ministri i Brendshëm i RMV, Pançe Toshkovski deklaroi sot se licenca për punë e klubit të natës ku ndodhi tragjedia ndërlidhet me mit-marrje dhe korrupsion dhe se sipas tij do të ketë përgjegjësi.

“Kjo licencë është e ndërlidur me mit-marrje dhe korrupsion. Në këtë rast kanë emër dhe mbiemër ata që kanë dhënë këtë licencë dhe do të përgjigjen”, tha Toshkovski.
Sipas ministrit të brendshme, në mesin e të lënduarve janë edhe mbi 20 të mitur. Ndërkohë që 3 të mitur të tjerë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën.

Toshkovski gjithashtu njoftoi se është arrestuar ish sekretarja shtetërore e Ministrisë së Ekonomisë.

Bëhet fjalë për Razmina Çekiç nga LSDM, e cila sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, e njëjta ka falsifikuar licencën për punë dhe licenca që i është dhënë vitin e kaluar ka skaduar, por e njëjta ka nënshkruar licenca të falsifikuara.

LEXO EDHE: Tragjedia në Maqedoninë e Veriut! Shkon në 59 numri i vdekurve, 18 persona në gjendje kritike!

Godina në të cilën funksiononte diskoteka “Pulse” ishte një ndërtesë e vjetër dhe padyshim krejtësisht e papërshtatshme për një qëllim të tillë.

Ky objekt, që gjendet afër një banese në Koçan, më parë ka qenë depo qilimash. Përkundër kësaj, objekti ka marrë leje nga komuna për të qenë diskotekë.

LEXO EDHE: Zjarri në Koçan, Mickoski: Ditë e trishtueshme për Maqedoninë, dhimbje e pamatshme!

Disko private funksionon prej disa vitesh në këtë objekt dhe ka ndërruar disa herë pronar. Pronari aktual, tashmë i arrestuar, ka qenë gjithmonë pjesë e strukturës pronësore të diskotekë, sipas mediave vendase.

Zjarri ka shkatërruar kulmin dhe ka djegur plotësisht pjesën e brendshme të objektit ku ndodhej disko jo standarde “Pulse” në Koçan, në të cilin sipas informacioneve të publikuara nga ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski kanë humbur jetën të paktën 59 persona.