Në prag të ndeshjes mes Dritës dhe Shkëndijës, trajneri i gjilanasve Zekirija Ramadani ka folur para mediave.
Tekniku ka vlerësuar maksimalisht kuqezinjtë e Tetovës, ndërkohë që pranoi se pret një ndeshje të fortë duke e konsideruar Shkëndijën si një nga skuadrat më të forta që do të ketë përballë.
LEXO EDHE: Nga përdhunues në predikues, Dani Alvesh i përkushtohet totalisht Zotit!
“Falë Zotit dhe ekipit mjekësor me angazhimin e tyre të pa lodhshëm arritëm ta kompletojnë ekipin dhe ne pak a shumë e kemi ditur se për nesër kush është gati dhe tani është gati edhe Tusha dhe shpresoj që nesër ne të japim maksimumin.
Ne na mbetet që nesër të japim maksimumin, por e vlerësoj si një ndeshje të vështirë për shumë arsye, së pari për kualitetin që ka Shkëndija për lojën që kanë bërë në arenën ndërkombëtare dhe se vjen nga një shtet që edhe unë vij dhe është një ndeshje mjaftë e veçantë dhe se jep më shumë presion pasi që jemi dy skuadra Shqiptare me 27 nëntor një ditë para festës së Flamurit, para tifozëve tanë dhe e cilësoj që ndeshja me Shkëndijën është ndeshja më e vështirë që e kemi pasur në arenën ndërkombëtare”.
Një përballje e madhe mes dy klubeve shqiptare, të Gjilanit dhe Tetovës, një festë futbolli e krenarie që vjen pikërisht në këtë fund nëntori, kur janë edhe festat kombëtare të të gjithë shqiptarëve. Nga ora 21:00, në shtëpitë tuaja nëpërmjet Digitalb-it.