Dy ditë pas polemikave e kërcënimeve reciproke mes presidentëve të Iranit e Amerikës, Donald Trump, thotë se është i gatshëm të negociojë një marrëveshje të re bërthamore me Teheranin. Ditë më parë, Trump kërcënoi Republikën Islamike me pasoja të mëdha. Reagimi i tij pasoi deklaratën e Presidentit Iranian, Hassan Rohani, i cili këshilloi Trump-in, të mos luajë me bishtin e luanit.