Aktualitet

Transporti kalon në sitë, kontroll autobusëve dhe kamionëve

Transporti i pasagjerëve me autobusë, dhe transporti i mallrave me kamionë do të kalojë në sitën e një task force të posaçme. Struktura do të kontrollojë, zbatimin e licencave dhe certifikimin e mjeteve. Task-forca e përbërë nga 40 punonjës të specializuar do të jetë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe do të bashkëpunojë me Policinë Rrugore. Fuksionimi i saj nis në muajin gusht dhe do të zgjase deri në fund të vitit të ardhshëm.